RTSH Sport Live

Manchester United, spektakël dhe Champions: “poker” ndaj Chelsea

  • 25/05/2023
  • |
  • Angli
Manchester United, spektakël dhe Champions: “poker” ndaj Chelsea
Triumfi i Djajve të Kuq në Old Trafford. Skuadra e Ten Hag siguron një vend në kompeticionin më të lartë evropian, Liverpool duhet të kënaqet me Ligën e Evropës

Manchester United realizon objektivin e kualifikimit në Champions League. Është verdikti i rikuperimit të ndeshjes së javës së 32-të të Premier League, që sheh Djajtë e Kuq të mposhtin Chelsean me një rezultat bindës 4-1. Me këtë sukses, skuadra e Ten Hag mundi Liverpoolin e Klopp me vetëm një ndeshje të mbetur dhe siguroi një vend në Champions League së bashku me Manchester City, Arsenalin dhe Neëcastle. Për “Reds” mbetet pra Europa League.

Ndeshje pa histori në Old Trafford, të cilën United I jep drejtimin e dëshiruar që në minutën e gjashtë: gjuajtja e lirë e Eriksen drejt qendrës për Casemiro që parashikon Fofana dhe me kokë kalon mbi Kepa. Djajtë e Kuq shtyjnë në gjueti për dopietë, e cila vjen në pjesën e parë me Casemiro-s që shërben për Sancho e më pas Martial nuk e ka të vështirë të dërgojë topin në rrjetë, 2-0.

United dominoi edhe në pjesën e dytë, me golin e tretë që mbërrin në minutën e 72-të pasi Bruno Fernandes u rrëzua në zonë nga Fofana: ishte një penallti e kthyer në gol nga vetë portugezi. Djajtë e Kuq tërbohen pesë minuta më vonë, me gabimin e jashtëzakonshëm të Fofana që i mundëson Rashford të kompletojë pokerin. Goli i Joao Felix mbërriti në finale por nuk ndryshoi asgjë. Feston United, ndërsa për Chelsean është disfata e radhës në një sezon makthi.