RTSH Sport Live

Manchester United-Villarreal, finalja e Ligës së Europës

  • 06/05/2021
  • |
  • UEFA Europa League
Manchester United-Villarreal, finalja e Ligës së Europës
Të besuarit e Solskjaer, pavarësisht humbjes me Romën, kanë të drejtën e finales, ashtu si skuadra spanjolle, që barazoi 0-0 në fushën e Arsenalit

Manchester United dhe Villareal janë dy skuadrat finalist të Ligës së Europës. Djajtë e Kuq, pavarësisht se u mundën  në “Olimpico” nga Roma, siguruan kalimin në finale falë suksesit të arritur në ndeshjen e parë. Ndërkohë, Arsenali nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola në ndeshjen e kthimit përballë Villarreal. Fitorja në ndeshjen e parë u jep të drejtën spanjollëve të shkojnë në Gdansk të Polonisë, ku do të luhet finalja më 26 maj.

Roma mundi Manchester United 3-2 në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së Ligës së Europës, por suksesi nuk ishte i mjaftueshëm për skuadrën italiane: Djajtë e Kuq të Solskjaer fluturojnë në finale falë suksesit 6-2 të arritur në ndeshjen e parë. Një moment për të besuar për ekipin e Fonseca,  i cili, pasi u ndëshkua nga Cavani, reagoi me golat e Dzeko dhe Cristante. Mes një mrekullie nga De Gea dhe dopietës së Matador, u mbyll ndeshja, goli i Zaleëski nuk ka asnjë vlerë.

Në gjysmëfinalen tjetër të Europa League, Villarreal arriti të mbrojë rezultatin e ndeshjes së pare, 2-1 kundër Arsenalit. Në fakt, në Etihad Stadiumin, Topçinjtë kishin për qëllim të rikuperonin një gol, por spanjollët luajtën një lojë të kujdesshme dhe nuk hoqën dorë kurrë: veprimi më i mirë i anglezëve është një goditje me kokë nga Aubameyang që u ndal në shtyllë.