RTSH Sport Live

Mancini në stilin Braveheart, Skocia mbështet Italinë

  • 10/07/2021
  • |
  • Futboll Bota
Mancini në stilin Braveheart, Skocia mbështet Italinë
The National hapet me fytyrën e trajnerit Italian dhe  titullin: "Na shpëtoni, ju jeni shpresa jonë e vetme"

Pas Francës, edhe Skocia do të bëjë tifo për Italinë në finalen e Kampionatit Europian të planifikuar për të Dielën në orën 21:00 në Ëembley kundër Anglisë. Gazeta skoceze, The National, në fakt, këtë mëngjes vendosi Roberto Mancini në faqen e parë me fytyrën e tij të pikturuar në stilin Braveheart dhe një titull që nuk i lë vend imagjinatës: "Na shpëtoni, ju jeni shpresa jonë e vetme".

Një Mancio në versionin Mel Gibson, ose më mirë Ëilliam Ëallace, patriot skocez dhe hero kombëtar. Titra e imazhit është edhe më gazmore dhe shpjegon pse në Skoci do të brohorasin për ekipin italian në finale kundër anglezëve: "Ne nuk mund të duronim edhe 55 vjet me "mburrje".

Referenca është padyshim për fitoren e Anglisë në Kupën e Botës 1966, atë të luajtur në shtëpi që përfaqësn arritjen e parë dhe deri më tani të vetmen të ekipit kombëtar të Tre Luanëve mes Kampionatit Botëror dhe Europian.

Itali-Angli, pra, nuk do të jetë vetëm një ndeshje futbolli, por për fqinjët e Londrës ajo do të ketë gjithashtu implikime të rëndësishme politike.