RTSH Sport Live

Mandzukic është i Milanit, zgjedh numrin 9: Është një nder

  • 19/01/2021
  • |
  • Itali
Mandzukic është i Milanit, zgjedh numrin 9: Është një nder
Sulmuesi kroat bashkohet me kuqezinjtë deri në fund të sezonit me mundësinë e rinovimit në rast kualifikimi për në Champions League

Në shtëpinë e Milanit sot është dita e Mandzukic. Pas vizitave mjekësore në Madonnina të hënën, sulmuesi kroat arriti zyrat në Via Aldo Rossi këtë mëngjes, për të nënshkruar kontratën. Ish-Juve shkon për të përforcuar departamentin sulmues të Stefano Pioli, i cili është kthyer përsëri në krye të renditjes falë suksesit 2-0 kundër Cagliari të nënshkruar nga Zlatan Ibrahimovic (dopietë për suedezin, që rikthehet nga minuta e parë në kampionat pas ndaesës për shkak dëmtimi).

Ish sulmuesi i Juves bashkohet me kuqezinjtë deri në fund të sezonit, me opsionin e rinovimit në rast kualifikimi për në Ligën e Kampionëve. Kroati do të veshë fanellën me numrin 9, duke mbajtur kështu një trashëgimi të rëndë, duke pasur parasysh emrat e atyre që e veshën ndër vite.  Mandzukic tashmë mund të thirret për ndeshjen e së shtunës kundër Atalantës, një udhëkryq themelor i një sezoni që sheh Djallin duke luftuar përsëri për titullin kampion.

Mandzukic, nga profili i tij në Instagram, dërgoi një mesazh të parë për tifozët kuqezi: "Falënderoj drejtuesit e Milanit për mundësinë për t'u bërë pjesë e këtij klubi fantastik. Do të jetë një nder të vesh këtë fanellë plot histori dhe të luftoj kuqezi. Unë vetëm mund të premtoj të bëj më të mirën në çdo ndeshje dhe ta ndihmoj ekipin në çdo mënyrë. Jam i sigurt që së bashku mund të realizojmë ëndrrën e çdo tifozi të Milanit, dhe që ka shumë në Kroaci. Të gatshëm për të luftuar”.