RTSH Sport Live

Mane është i Bajernit, vjen zyrtarizimi

  • 22/06/2022
  • |
  • Gjermani
Mane është i Bajernit, vjen zyrtarizimi
Sulmuesi senegalez largohet nga Liverpuli, një klub ku fitoi edhe Ligën e Kampionëve pas gjashtë sezoneve dhe 120 golave

Sulmuesi senegalez largohet nga Liverpool, një klub ku fitoi edhe Ligën e Kampionëve pas gjashtë sezoneve dhe 120 golave. Nënshkruan kontratën deri në vitin 2025 me Bayern: “Kjo është koha e duhur për një sfidë të re”. Shuma totale e operacionit është 41 milionë paund (47 milionë euro)

Sadio Mané është një lojtar i Bayern. Këtë e ka bërë të ditur klubi gjerman me një deklaratë zyrtare. Sulmuesi 30-vjeçar senegalez ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2025 dhe largohet nga Liverpool pas gjashtë sezonesh, 120 gola dhe 48 asistime në 269 paraqitje. Me Reds ai fitoi një Premier League, një FA Cup, një Kupë Bote për Klube, një Superkupë Evropiane, Kupën Carabao dhe Ligën e Kampionëve. Shuma totale e transaksionit është 41 milionë paund (47 milionë euro), e ndarë si më poshtë: 32 milionë paund pjesë fikse, 6 bonuse të lidhura me praninë e lojtarit dhe 3 milionë paund të tjera bazuar në rezultatet individuale dhe të ekipit.

Me të mbërritur në Mynih së bashku me agjentin e tij Björn Bezemer, Mané iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore përpara se të nënshkruante kontratën e re me Bayern dhe prezantimin zyrtar në Allianz Arena. "Jam shumë i lumtur që jam këtu - fjalët e para të sulmuesit - ne folëm shumë dhe ndjeva që në fillim interesin e madh të këtij klubi të madh. Kështu që nuk kisha asnjë dyshim që në fillim: kjo është koha e duhur për këtë”.

“Unë dua të arrij shumë me këtë klub, edhe ndërkombëtarisht. Gjatë qëndrimit tim në Salzburg kam ndjekur shumë ndeshje të Bayernit: Më pëlqen shumë ky klub."

Presidenti i Bayern Herbert Hainer është gjithashtu shumë i kënaqur: "Mané është një yll botëror që nënvizon sharmin e Bayernit dhe rrit atraktivitetin e të gjithë Bundesligës. Është fantastike që bordi ynë i drejtorëve, i udhëhequr nga Oliver Kahn dhe Hasan Salihamidžić, arriti të nënshkruajë me një lojtar si ai”.