RTSH Sport Live

Maqedonia e Veriut: Shkëndija kampione mundet nga Struga

  • 01/05/2021
  • |
  • Maqedonia e Veriut
Maqedonia e Veriut: Shkëndija kampione mundet nga Struga
Humbja e dytë në 31 javë, trajneri Gjoka i shqetësuar: Nuk duhet të humbasim përqëndrimin

Shkëndija është mundur në shtëpi, 0-2 përballë Strugës në javën e 31-të të Superligës në Maqedoninë e Veriut. Ndërprerje e ecurisë prej 8 fitoresh radhazi, 12 ndeshje pa humbje, një moment që ka shqetësuar trajnerin Ernest Gjoka, pavarësisht se objektivi është arritur. Kuqezinjtë, prej dy javësh të shpallur kampion, paguan përgjumbjen e fillimit të sfidës duke u goditur nga Altiparmakovski(3’pen.) dhe Bosancic(9’).

Pas ndeshjes, trajneri Gjoka u shpreh: “Mendoj se nuk ishin vetëm 10 minutat e para të administruara keq, por e gjithë pjesa e parë. Ne duhet të kuptojmë se kampionati vazhdon, pavarësisht se kemi dalë kampion. Duhet të jemi të motivuar, sepse në fund të fundit kjo është puna jonë”.

“Nëse e ulim përqëndrimin, padiskutim që i japim mundësinë kundërshtarit që të na godasë. U munduam në pjesën e dytë të reagonim, por nuk ia dolëm mbanë. Kjo është një humbje që besoj se e gjithë skuadra duhet ta kuptojë se duhet të vazhdojmë punën, të ecim përpara”.