RTSH Sport Live

Maqedonia e Veriut: Shkëndija nuk ndalet, Shkupi barazon

  • 28/02/2021
  • |
  • Maqedonia e Veriut
Maqedonia e Veriut: Shkëndija nuk ndalet, Shkupi barazon
Formacioni i trajnerit Gjoka ka mundur Vardarin me rezultatin 2-1. Shkupi, 0-0 me Akademia Pandev

Në javën e 20-të të Superligës së Maqedonisë së Veriut, Shkëndija ka marrë një fitore 2-1 përballë Vardarit, duke krijuar një diferencë prej 8 pikësh me ndjekësin më të afërt, Shkupin, që u ndal në një barazim pa gola në përballjen me Akademia Pandev.

Kuqezinjtë, që mbajnë vendin e parë në klasifikim, koleksionuan fitoren 13-të sezonale. Pas një çerek ore lojë të qetë, kryesuesit arritën të gjejnë golin e avantazhit me anë të Muratit, duke dhënë përshtypjen se gjithçka ishte nën kontroll. Por Vardari vetëm një minutë më vonë arriti të vendosë barazpeshën me një gol të Mirçevskit, 1-1 që ëhstë dhe rezultati i pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, pas shumë rastesh, Shkëndija ka arritur të gjejë golin e avantazhit me një kryevepër të Alimit nga një goditje dënimi në afërsi të zonës. Ekzekutim i shkëlqyer me vlerën e tri pikëve, 2-1.

REZULTATET

SHKËNDIJA - VARDAR 2-1

Golat: Murati 16′, Alimi 62′ / Mirçevski 17′

SHKUPI - AKADEMIA PANDEV 0-0

BELASICA - STRUGA 1-2

Golat: Kalanoski (p) 83’/ Altiparmakovski 26′, Lena 60′

PELISTER - RENOVA 3-1

Golat: Gudiabi 9′, Manevski (p) 55′, Razmoski 55′ / Aliti 23′

MAKEDONIJA 0-0 BOREC 

RENDITJA

#

Skuadrat

Nd.

F

B

H

G.SH

G.P

+/-

P

1

Shkendija

20

13

6

1

40

14

+26

45

2

Shkupi

20

10

7

3

29

17

+12

37

3

Makedonija GjP

20

10

5

5

32

25

+7

35

4

Struga

20

8

8

4

23

17

+6

32

5

Rabotnički

20

6

10

4

24

21

+3

28

6

Vardar

20

6

8

6

27

28

-1

26

7

Borec

20

7

5

8

20

21

-1

26

8

Sileks

20

6

5

9

27

25

+2

23

9

Pelister

20

5

7

8

20

25

-5

22

10

Renova

20

4

7

9

22

32

-10

19

11

Akademija Pandev

20

5

3

12

13

24

-11

18

12

Belasica

20

3

3

14

17

45

-28

12