RTSH Sport Live

Maradona, 4.6 milionë dollarë dhurata për të afërmit dhe miqtë

  • 13/04/2021
  • |
  • Futboll Bota
Maradona, 4.6 milionë dollarë dhurata për të afërmit dhe miqtë
Mes 2014 dhe 2020, ish-lojtari ka ndarë miliona dollarë për të afërmit e tij më të ngushtë

Udhëtime, taksa, dhurata, telefona celularë, fatura mjekësore dhe madje edhe pjesë për të blinduar një kamion. Bujaria e Diego Armando Maradona ndaj familjes dhe miqve tani ka një vlerë të prerë: 4,699,629 dollarë. Këto janë shpenzimet që ka bërë kampioni argjentinas nga viti 2014 deri në ditën e vdekjes së tij dhe regjistruar nga avokati Matias Morla, i cili mbante llogaritë. Përfituesit i përkasin rrethit të tij të ngushtë: Dalma dhe Gianinna, motra e tij, Verónica Ojeda (dhe djali i saj Dieguito Fernando), Jana, Diego Junior, Claudia Villafane dhe Rocío Oliva.

Rocio Oliva dhe nëna e tij, Monica, më me fat - Në vendin e parë në listën e botuar nga noteri i Maradonës është Rocio Oliva, që mori 1,410,882 dollarë, ndjekur nga Verónica Ojeda (910,638 dollarë), Claudia Villafane (900 000 dollarë), Dalma Maradona me (554 870) dhe Gianinna, me 500.863. Gjithashtu në listë është Diego Junior, me 77,879 dollarë.

Shpenzimet korrespondojnë me mbulimin e sigurimit të makinës, patentat, celularët, ilaçet e parapaguara, udhëtimet ajrore, blerjet, shërbimet e ndryshme, vizat, ndihmën për të afërmit e tjerë, shpenzimet e dhëmbëve dhe ndonjë send tjetër që duket i klasifikuar si "dhuratë". Ndër më të bujshmet është një blindim për kamionin e Veronica Ojeda për një vlerë prej 96,998 dollarë.

Sipas të dhënave, Rocio Oliva është ai që ka përfituar më shumë nga dhuratat e Diegos. Pjesa më e madhe e këtyre dhuratave ka të bëjë me Monica Islas, nënën e Rocio, e cila fitoi një shumë të madhe 347,855.55 dollarë, duke përfshirë dhurata, sigurime, udhëtime, fatura mjekësore dhe makina.