Lufta për trashëgiminë e Diego Armando Maradona është fatkeqësisht vetëm në fillim: që nga vdekja e kampionit të Argjentinës, trashëgimtarët nuk i kanë ndalur kurrë luftimet. Kapitulli i fundit ka të bëjë me motrën e Pibe de Oro, Lili, e dëbuar nga shtëpia e familjes ku jetonte.
Shtëpia në fjalë ishte ajo e Villa Devoto, në Buenos Aires, të cilën Maradona ua kishte dhënë prindërve të tij, Don Diego dhe Doña Tota, të kërkuar nga përmbaruesit me kërkesë të menaxherit të trashëgimisë. Një luftë që përfshin mallra dhe prona, vlera e të cilëve shkon të paktën 60 milion euro.
Gjithçka që ndodhet në pronën luksoze, përfshirë një portret gjigant të Maradonës, do të mbahet në sekuestro, derisa të zgjidhet mosmarrëveshja ligjore që përfshin të paktën 16 persona. Kjo u konfirmua nga avokati i Verónica Ojeda, Mario Baudry, për gazetën argjentinase "La Nacion", duke shpjeguar se si kjo pronë ashtu edhe një apartament në Mar del Plata u kërkuan nga Sebastián Baglietto, avokati i ngarkuar me procesin e trashëgimisë.
"Vajzat e njohura të Diegos - Dalma, Gianinna dhe Jana - dhe përfaqësuesit e djemve të tij, Dieguito, Fernando dhe Diego Junior kërkuan që Lili të përjashtohej”. Sipas avokatit, ky nuk është një dëbim përfundimtarë: "Lili është një person i shkëlqyer dhe ka vuajtur shumë për humbjen e Diego - shpjegoi ai - Gjërat thjesht kanë ndryshuar”. Hapi tjetër do të jetë vlerësimi i të dy pronave dhe shitja e tyre.