RTSH Sport Live

Marin Meksi, i artë në Botëror

  • 23/11/2021
  • |
  • Sporte të tjera
Marin Meksi, i artë në Botëror
Badibilldingu shqiptar merr medaljen e premtuar në “Diamond Cup” në Portugali

Marin Meksi, ashtu sikurse kishte premtuar edhe në përfundim të Kupës së Shqipërisë në Badibillding, zhvilluar në Tiranë disa javë më parë, ka ardhur me medalje ari nga Kampionati Botëror i Ligës Profesioniste IFBB Pro. “Diamond Cup” është zhvilluar në Portugali dhe në kategorinë e Meshkujve Klasik në Badibillding në gjatësinë deri në 1.80 metra zë vendin e parë.

Por gjithashtu zë dhe vendin e katërt në të njëjtën kategori, veçse e hapur duke përfshirë të gjitha gjatësitë trupore. Në këtë Kampionat Botëror kanë marrë pjesë 400 konkurrentë, ndërsa Meksi ka falënderuar të gjithë ata që e kanë ndihmuar. E kjo medalje e Marin Meksi është sukses për të gjithë Badibilldingun shqiptar.