RTSH Sport Live

Markez ankohet për motorin e tij

  • 23/08/2021
  • |
  • Moto GP
Markez ankohet për motorin e tij
”Honda duhet të përmirësohet pasi unë nuk mund të bëj magji”

"Unë nuk e di se ku jam. Nuk e kuptoj, as unë dhe as fiziku im, se si jam." Me këto dy fjali, Márquez përmblodhi evolucionin e tij fizik nëntë gara pas rishfaqjes së tij në garat e MotoGp. Piloti spanjoll, i cili qëndroi një vit pa garuar për shkak të dëmtimit që pësoi në Jerez 2020, u kthye në Kampionatin Botëror me dëshirat e tij të zakonshme, por hasi në një problem të rëndësishëm: RC213V paraqiti shumë vështirësi në drejtim.

Nja dy vjet më parë, ky detaj mund të kishte kaluar pa u vënë re me veprimet e një piloti i cili arriti në majat më të larta të këtij sporti. Në një kohë që ai ende po merret me rikuperimin e shpatullës së tij të djathtë, Marquez nuk mund të merret edhe me mangësitë e një motori në të cilin ka ende detaje për pëmirësuar.

Honda ka punuar për të zgjidhur të gjitha dobësitë e saj. Në fakt marka japoneze është duke punuar për një revolucion për vitin 2022, në mënyrë që kampioni i saj të rimarrë kryesimin e MotoGp. Por vetë Márquez pranon se ky vit tranzicioni nuk do të ishte i nevojshëm nëse fiziku i tij do të ishte 100%. Ai është i sinqertë për një realitet kur e di se rezultatet e mira do të vazhdojnë të mungojnë këtë sezon, ndërsa ai do të vazhdojë të rikuperohet.

"Tani fiziku im më lejon të drejtoj një motor, por jo të bëj magji" – thotë Marquez. – Nëse do të isha prapa konkurrentëve të tjerë në garë, atëherë do të shqetësohesha, por unë jam midis të parëve, pavarësisht se kam humbur dy gara".