RTSH Sport Live

Markez bëhet legjendë kombëtare

  • 16/02/2023
  • |
  • Moto GP
Markez bëhet legjendë kombëtare
Piloti spanjoll merr trofeun teksa synon titullin e 9-të botëror

I veshur shumë elegant, jo me kostumin sportiv të garës në Moto Gp, Marc Marquez duket shumë i lumtur përkrah Carmelo Ezpeletas. Piloti më i suksesshëm dhe numri një aktual i MotoGP-së është tashmë një legjendë kombëtare. RFME, Federata Spanjolle e Motoçiklizmit, që ndodhet afër Madridit, organi kombëtar që menaxhon garat lokale, i ka dorëzuar pilotit spanjoll një trofe, i cili e njeh atë si një legjendë të sportit të motorëve.

Një nder që i shtohet Marquezit, në gjithëka ka fituar deri më sot. Ka qenë një emocion fantastik, gjë që e ka përcjellë vetë piloti në fjalët falenderuese që ka thënë pasi ka marrë trofeun. Por numri 93 i Hondës, nuk dorëzohet përpara asnjë vështirësie apo pengese.

Ndaj ai iu drejtuar tifozëve të vet se do të vazhdojë luftën për të fituar sërish me Hondën. Ai tashmë po mendon për misionin e tij të vitit 2023. Titullin e nëntë botëror në karrierë, sërish me Hondën e tij.