RTSH Sport Live

Markez, në kërkim të podiumit

  • 27/04/2022
  • |
  • Moto GP
Markez, në kërkim të podiumit
Spanjolli: “Herez është një pistë e veçantë për mua”

Gara e Portimaos ishte shumë nën pritshmëritë dhe jo vetëm për vendin e gjashtë të arritur. Marc Marquez nuk luftoi dot për podiumin dhe në fund ai mundi të marrë më të mirën e mundshme, gjithnjë duke dueluar edhe me vëllain e tij Alex. Një garë pa ngjyrë për numrin një të Honda-s, i cili shpreson të rikthehet në Herez, ku të dielën do të zhvillohet raundi i gjashtë i MotoGP.

“Portimao ka qenë një fundjavë e komplikuar për ne, shpresoj që gjithçka në Jerez të jetë më e lehtë dhe të mund të punojmë mirë të premten dhe të shtunën për të qenë konkurrues të dielën”, - tha spanjolli në kërkim të podiumit të parë të sezonit. Por Fabio Quartararo në Portugali dha një shfaqje të vërtetë fuqie dhe në Spanjë do të nisë si favorit i madh, në një pistë që i përshtatet shumë Yamahas.

"Jam i lumtur që do të shoh tifozët spanjollë. Jerez është një qark i veçantë për të garuar, jo vetëm për shkak të historisë së tij, por edhe për shkak të atmosferës në ditën e garës. Pas disa viteve të vështira, shpresoj që të gjithë tifozët të vijnë dhe të argëtohen. Sepse do të jetë një fundjavë e rëndësishme për ne që të vazhdojmë të përmirësohemi dhe të afrohemi më shumë me liderët”, shtoi Marquez.