RTSH Sport Live

Markez pranon fajin ndaj Martins

  • 30/08/2021
  • |
  • Moto GP
Markez pranon fajin ndaj Martins
”Ishte gabimi im dhe i kërkoj falje Horges”

Marc Marquez ka pranuar fajin për rrëzimin e Jorge Martin që në xhiron e parë të garës së Çmimit të Madh të britanisë së Madhe në MotoGP. Ndërsa piloti i Pramac Ducatit ishte në kthesën numër 9 të pistës në Silverstone, Marquez mundohet ta parakalojë nga pjesa e brendshme e pistës duke i nxjerrë të dy pilotët nga gara. "Unë dua t'i kërkoj falje Martin sepse ishte plotësisht faji im", - tha Marquez. "Unë isha shumë optimist për atë parakalim. Ishte një situatë e çuditshme sepse Quartararo dhe Martin shkuan shumë gjerë në kthesë dhe unë pres që ky i fundit të ishte më jashtë kthesës.

Dhe ajo që bëra ishte thjesht përgatitja e këndit, e nuk kisha kohë të ndryshoja shpejtësinë pasi me marshin e tretë dhe kështu llogaritja nuk ishte ajo e sakta, kështu që ishte plotësisht gabimi im”. Jorge Martin pranoi faljen e Marquez, por ai është ende "i zhgënjyer" pasi gara e tij u "shkatërrua" nga piloti i Hondës, pasi mendonte se mund të luftonte për fitore. "Siç shihet nga imazhet unë nuk kisha faj. Jam tepër i zhgënjyer sepse ndjehesha super i fortë, gjithnjë duke parë ritmin mund të kisha luftuar për vendin e dytë ose ndoshta për fitoren" - tha Martin.

"Marc erdhi për të më kërkuar falje, kjo është një gjë e mirë nga ana e tij, por ai shkatërroi garën time. Dhe ky është problemi kryesor. Ai nuk e kontrolloi manovrën në mënyrën e duhur, nuk kishte hapësirë. Shpresoj që ai të mësojë nga ky  rast për të ardhmen". Martin refuzoi të komentojë nëse Marquez meriton një dënim për këtë gjë që bëri në Silverstone, por shpreson që drejtuesit e garë të bëjë punën e tyre.