RTSH Sport Live

Markez sfidon Dukatin

  • 09/02/2023
  • |
  • Moto GP
Markez sfidon Dukatin
”Jemi stërvitur mirë në dimër dhe jam gati për sezonin e ri”

Nga e premtja e deri të dielën, në  Sepang, do të zhvillohen testet e para zyrtare të sezonit të ri të MotoGP, kur në pistë do të zbrezin pilotët zyrtarë. Te Ducati dhe jo vetëm, të gjithë janë në ankth për të parë atë që do të bëjë Marc Marquez, i cili mund të jetë një nga kundërshtarët kryesorë të Bagnaias për titullin. Spanjolli shpreson të ketë arritur rikuperimin e plotë fizik pas shumë problemeve dhe operacioneve në krahun e djathtë, të dëmtuar në vitin 2020 në Jerez.

"Kemi kaluar një dimër të mirë, jam stërvitur shumë për të qenë gati dhe për ta nisur sezonin e ri në mënyrën më të mirë të mundshme” – ka thënë piloti i Hondës. "Do të jetë bukur të rishikoj skuadrën, por më e rëndësishmja të shikojmë se si ka punuar Honda dhe ku kemi arritur. Mezi pres të jem pjesë e testeve dhe të rikthehem në motorin tim” – ka shtuar Marc. Në krah të pilotit spanjoll do të debutojë me Hondën këtë sezon Joan Mir, që i është bashkuar skuadrës Hrc pas largimit nga Suzuki, me të cilin kishte fituar titullin në 2021.