RTSH Sport Live

Markez vjen në Aragon me ambicje

  • 09/09/2021
  • |
  • Moto GP
Markez vjen në Aragon me ambicje
”E di se nuk jam si më parë por synoj fitoren këtu”

Statistikisht ka gjithmonë cirkuite që kanë protagonistë të mëdhenj. Në rastin e Marc Márquez, ai ka tre cirkuite të preferuar, ku ai dallon si: Sachsenring, Austin dhe MotorLand. Në këto cirkuite, piloti spanjoll ka fituar gjithnjë me Hondën, duke e bërë atë një favorit të padiskutueshëm. Deri në garën në Gjermani, pozicioni më i mirë i tetë herë kampionit të botës ishte i nënti dhe përkundër kësaj, ai ishte në gjendje të imponohej pa vështirësi të mëdha ndaj secilit prej rivalëve në pistë.

Márquez ka mundësinë të marrë një tjetër rezultat të shkëlqyeshëm në MotorLand që është shumë i nevojshëm, veçanërisht në aspektin moral si për të ashtu edhe për ekipin e Hondës. Sepse tashmë është e qartë se ky nuk do të jetë viti i tij, por vazhdimësia e sjelljes së rezultateve dhe pikëve në garazhin e HRC vazhdon të jetë shumë i rëndësishëm si në nivelin personal ashtu edhe në atë të skuadrës.

Shifrat e favorizojnë atë pasi ai ka humbur vetëm dy gara nga shtatë totalet që ka zhvilluar në pistën e Aragon në kategorinë më të lartë të Moto Gp, pa marrë parasysh mungesën e tij në vitin 2020. Sidoqoftë, besimi dhe siguria nuk janë të njëjtë me atë që e shoqëronte atëherë. "Aragon është gjithmonë një pistë ku më pëlqen gara dhe ne kemi pasur rezultate të mira atje më parë.

Por ne nuk mund t'i besojmë asaj që kemi bërë në të kaluarën. Në 2021 jemi në një situatë tjetër", - thotë Marc para se të shkojë në pistën ku ka triumfuar më shumë se çdo pilot tjetër. Të paktën këto të dhëna i lejojnë atij të "përballojë fundjavën në mënyrën më të mirë të mundshme", por para së gjithash, do të jetë e nevojshme të kontrollojë se cili është niveli i rivalëve. Piloti i Hondës është i vetëdijshëm për kufizimet e tij por vazhdon të mbajë të paprekur ambicien e tij.