RTSH Sport Live

Marku largohet nga Vllaznia: Për një kapitull të ri

  • 16/06/2021
  • |
  • Abissnet Superiore
Marku largohet nga Vllaznia: Për një kapitull të ri
Pas dy sezonesh, mesfushori ka njoftuar largimin nga skuadra kuqeblu

Herald Marku nuk është më një lojtar i Vllaznisë. Është vetë mesfushori që e ka bërë të ditur një gjë të tillë, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Dy vite në radhët e kuqebluve dhe tani është moment për një kapitull të ri. Kështu shkruan mesfushori, i cili nuk i ka kursyer falenderimet për drejtuesit, stafin, mjekët dhe shokët e skuadrës.

Postimi i Markut:

Pershendetje!

Pas dy sezonesh te paharrueshme me Vllazninë, erdhi momenti te filloj nje kapitull te ri ne karrieren time.

Kalova çaste te mrekullueshme dhe qe do ti mbaj mend gjate

Dua te falenderoj Bordin Drejtues per mundesine e dhene, per te qene pjese e Vllaznisë, Kryetaren e Bashkise Voltana Ademi, Drejtorin Suad Licin dhe Sponsorin Alban Xhaferri.

Falenderoj stafin teknik, tranjerin Thomas Brdariç per besimin dhe mbeshtetjen e madhe per mua gjate sezonit, Elvis Plorin, Safet Osja, Ideal Lekiqi dhe Altin Nikshiqi.

Falenderoj stafin mjeksor, Zydi Coba, Ilirjan Haxhaja dhe Ani Ferhati.

Falenderoj te gjithe shoket e ekipit qe çdo sfide e kaluam sebashku. Cdo moment ishim si nje familje per mua.

Falenderoj kapitenin Erdenis Gurishta per mbeshtetjen qe nga dita e pare.

Nuk mund te harroj pa falenderuar te gjithe tifozët e mrekullueshem te Vllaznise.

Kane gjetur mundesine te na perkrahin gjithmone edhe ne kete vit te veshtire.

Ju falenderoj perzemersisht