RTSH Sport Live

Maroku në formatin Botëror, shtang Brazilin

  • 26/03/2023
  • |
  • Futboll Bota
Maroku në formatin Botëror, shtang Brazilin
Ndeshja miqësore përfundon 2-1 për të zotët e shtëpisë

Maroku nuk pushon së mahnituri. Rifillimi është i denjë për Botërorin e madh në Katar. Boufal dhe Sabiri mundën 2-1 Brazilin pas Tite, pa të dëmtuarin Neymar, të cilit nuk i mjafton Casemiro.

Ka shumë Itali në sfidën e Tangieri. I paprekshëm, në mesfushën e vendasve, fiorentinasi Amrabat, në korsinë e djathtë është ish-lojtari i Interit Hakimi, ndërsa në treshen e sulmit janë Ziyech, Nesyri dhe Boufal. Nga ana tjetër, njëri nga dy qendërmbrojtësit është lojtari i Romës, Ibanez, me Bremer në stol. Kjo është zgjedhja e Ramon Menezes, strategut të fitores braziliane në Nën 20 dhe trajner i përkohshëm i kombëtares seniore, në pritje të ardhjes së një ltrajneri të madh, ndërkohë që zërat që çojnë te Carlo Ancelotti po bëhen gjithnjë e më këmbëngulëse. Verdheartët me Casemiro dhe ish-lojtarin e Milanit, Paquetà në mesfushë, ndërsa treshja sulmuese formohej nga Vinicius, Rodrygo dhe Rony.

Ndeshja u zhbllokua pas gjysmë ore lojë nga Boufal. Reagimi i zemëruar i Brazilit veçanërisht me Rodrygo, posedimi i topit rrëshqet në duart e Seleçaos, të cilët megjithatë shkojnë në pushim në disavantazh. Në pjesën e dytë, Ëalid Regragui prezantoi edhe Sabirin nga Sampdoria dhe Cheddira nga Bari, duke bërë një vorbull zëvendësimesh për Brazilin që vazhdoi të shtynte dhe barazoi me Casemiro me sugjerimin e Paquetà. Pastaj dushi i ftohtë: Sabiri gjen goditjen helmuese që mposht Ëeverton. Dhe këtë herë Seleçao mbetet në tapet.