RTSH Sport Live

Marquez optimist për rikthimin në pistë

  • 25/08/2022
  • |
  • Moto GP
Marquez optimist për rikthimin në pistë
Mjekët japin miratimin, piloti mund të hipë në motor

Një tjetër hap përpara drejt rikthimit të tij në pistë. Marc Marquez ka kaluar me sukses të gjitha analizat dhe kontrollet mjekësore përsa i përket rikuperimit të krahut të tij pas operacionit të katërt. Kështu piloti spanjoll mund të intensifikojë stërvitjen dhe të vlerësojë një rikthim më të shpejtë në garë nga sa ishte parashikuar më parë.

Mjekët që e operuan Marquez kanë mbetur të kënaqur nga ecuria e shërimit të krahut të tij. Stafi mjekësor i ka dhënë miratimin pilotit për të intensifikuar stërvitjen e tij duke shtuar dozën e ushtrimeve më të vështira. Por ajo më e rëndësishmja ka qenë se 8 herë kampionit të botës i është dhënë leja për të drejtuar motorin për të parë më mirë kushtet e krahut të tij të djathtë. Pas këtij kontrolli, Marquez dhe Honda do të vlerësojnë hapat që duhet të ndërmarrin drejt rikthimit të pilotit në pistë.