RTSH Sport Live

Marquez: Tre vitet e fundit kanë qenë më të këqijat e karrierës sime

  • 22/02/2023
  • |
  • Moto GP
Marquez: Tre vitet e fundit kanë qenë më të këqijat e karrierës sime
Piloti foli gjatë prezantimit të Honda për vitin 2023

Marc Marquez foli gjatë prezantimit të motorrëve Honda për Kampionatin Botëror MotoGP 2023. Piloti është rikthyer nga vitet e komplikuara, mes dëmtimeve dhe katër operacioneve në krah, por në sezonin e ri synon majat. "Më në fund ishte një dimër normal, duke qenë se unë kam qenë gjithmonë i dëmtuar në pesë sezonet e fundit - tha ai -. Më ndihmoi të pushoja, më duhej dhe të përgatitesha më mirë fizikisht. E pamë në Malajzi, por ka ende vend për përmirësim, duke qenë se jam një perfeksionist”.

“Evolucioni në vazhdim është emocionues, të gjithë po punojmë në të njëjtin drejtim. Kam kaluar tri vitet më të këqija në nivel sportiv dhe kjo periudhë përkoi me krizën e një marke si Honda, e cila është e aftë të bëjë një kampionat të madh, nëse ne të gjithë bashkojmë forcat tona. Mir? Duhet të kemi dy pilotë të aftë për të fituar GP. Joan vjen nga një markë tjetër, por dha komente të ngjashme me të miat pas testeve, gjë që lehtëson punën e Hondas”.