RTSH Sport Live

Marseja do Elseid Hysajn!

  • 11/01/2021
  • |
  • Kombëtarja
Marseja do Elseid Hysajn!
Mbrojtësi i djathtë i Kombëtares po kthehet një nga objektivat e klubit të madh francez

Elseid Hysaj është shumë pranë largimit nga Napoli. Shkodrani që është njëkohëisht edhe kapiteni i Shqipërisë, është një prej objektivave të shumë skuadrave duke qënë se nuk ka rinovuar ende me Napolin. Si menaxheri i Hysajt ashtu edhe presidenti De Laurentis kanë mendime të ndryshme për rinovimin e lojtarit 26-vjeçar dhe kjo më shumë i ka larguar palët kohët e fundit.

Sipas asaj që publikon “L’Equipe”, trajneri portugez i Olimpikut të Marsejës, André Villas-Boas shikon tek Hysaj një lojtar kryesor për krahun e djathtë të mbrojtjes. Hysajt i skadon kontrata në qershorin e 2021 dhe shumë klube janë pas tij…