RTSH Sport Live

Martin fiton Sprintin në Francë, përpara Binder dhe Bagnaia

  • 13/05/2023
  • |
  • Moto GP
Martin fiton Sprintin në Francë, përpara Binder dhe Bagnaia
Spanjolli i skuadrës Pramac është i pathyeshëm, ndërsa Marini dhe Marquez janë në këmbët e podiumit

Është Jorge Martin ai që merr në shtëpi fitoren në Sprintin e Çmimit të Madh të Francës, i vlefshëm për raundin e pestë të Kampionatit Botëror MotoGP, 2023. Piloti spanjoll i skuadrës Pramac e çon Ducatin e tij në një fitore të merituar, me një epërsi të madhe ndaj Brad Binder në vendin e dytë. Në podium ngjitet edhe Pecco Bagnaia, duke nisur nga pole position, i cili megjithatë shënon pikë të rëndësishme. Në vendin e katërt është Luca Marini, i cili ka kaluar në finale Marc Markez, i cili kapërceu vijën e finishit i pesti. I gjashti Johann Zarco, ndërsa një rënie nxjerr jashtë loje Fabio Quartararon.

GARA SPRINT

  1. Jorge Martin
  2. Brad Binder
  3. Francesco Bagnaia
  4. Luca Marini
  5. Marc Marquez
  6. Johann Zarco
  7. Marco Bezzecchi
  8. Aleix Espargaro
  9. Maverick Vinales
  10. Takaaki Nakagami
  11. Alex Rins
  12. Fabio Di Giannantonio
  13. Franco Morbidelli
  14. Joan Mir
  15. Alex Marquez
  16. Danilo Petrucci
  17. Lorenzo Savadori

OUT

Jack Miller
Fabio Quartararo
Augusto Fernandez
Jonas Folger