RTSH Sport Live

Materazzi provokon Nedved: Champions dhe Botërori për fëmijët e mi

  • 25/03/2021
  • |
  • Itali
Materazzi provokon Nedved: Champions dhe Botërori për fëmijët e mi
Ish-mbrojtësi zikaltër i përgjigjet zv-presidentit të Juves: Shpresojmë që edhe djali juaj të mund të festojë

“Shpresoj që herët a vonë djali juaj mund ta shohë duke fituar Champions, ashtu si djali im”. Pyetje dhe përgjigje midis Pavel Nedved dhe Marco Materazzi. Ish-mbrojtësi zikaltër, fitues i pesë titujve të Serisë A dhe një Champions League me fanellën e Interit, ngacmoi zv-presidentin e Juventusit, i cili në një intervistë me Dazn tha: "Djali im ishte në shkollë të mesme dhe tani drejton një makinë dhe është në universitet, dhe titulli është akoma i joni".

Nedved dëshironte të përsëriste atë që bardhezinjtë kanë bërë në vitet e fundit, duke inkurajuar ekipin të besojë në garën për titull. "Nuk ka asnjë efekt mbi mua të ndjek pas kaq shumë vitesh, përkundrazi më prek të shoh titullin në fanellat e Juventusit pas tre mijë e dyqind ditësh".

Përgjigja e Marco Materazzi nuk vonoi shumë. Ish-mbrojtësi zikaltër, përmes profilit të tij në Instagram u përgjigj: "Pavel ... ne të gjithë dëshirojmë që djali juaj të jetë në gjendje të shohë Juven të fitojë Ligën e Kampionëve para se të përfundojë studimet, e meriton. Fëmijët e mi kanë parë fitoren e Champions dhe Kupës së Botës nga babai I tyre. Në atë kohë ata mbaruan kopshrin dhe shkollën fillore”.