RTSH Sport Live

Matthaus për Haaland: Është një makinë, do të largohet nga Dortmund

  • 22/12/2020
  • |
  • Gjermani
Matthaus për Haaland: Është një makinë, do të largohet nga Dortmund

Erling Haaland, ylli norvegjez i Borussia Dortmund, është i destinuar të largohet nga klubi verdhezi në një të ardhme të afërt. Për t’u bindur për këtë është Lothar Matthaus, ish-kampion i Bayern Munchen dhe i kombëtares gjermane, përmes faqeve të faqes zyrtare të Bundesliga: “Pozitiviteti që rrezaton reflektohet në ekip dhe kjo është arsyeja pse unë mendoj që kur të vijë koha, Haaland nuk do të luajë më shumë për Borussia Dortmund dhe do të hedhë hapin tjetër".

"Dortmund duhet të jetë mirënjohës që mund të mbështeten tek ai, sepse është një sulmues që i përshtatet ekipit në mënyrë të përsosur. Haaland është një makinë. Është i pazëvendësueshëm. Haaland vlerësohet te Dortmund në të njëjtën mënyrë si Robert Lewandowski te Bayern Munich: lojtari më i mirë i cili nuk është përgjegjës vetëm për shënimin e golave, por edhe për të udhëhequr skuadrën. Ai është një udhëheqës me 20 vjeç”