RTSH Sport Live

Matvei Petrov, në Tokio 2020, përfaqëson Shqipërinë

  • 25/05/2021
  • |
  • Tokio 2020
Matvei Petrov, në Tokio 2020, përfaqëson Shqipërinë
Rusi i gjimnastikës është përfitues i ftesës nga Federata Botërore e Gjimnastikës

Matvei Petrov do të jetë përfaqësuesi i gjimnastikës shqiptare në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, ndërsa është përfituesi i ftesës edhe për shkak të rezultateve që ka patur për gjatë vitit 2020. Sipas Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Petrov është zyrtarizuar të martën nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar dhe Federata Botërore e Gjimnastikës, ndërsa Shqipëria arriti të ishte pëfituese e kësaj ftese, që është e rrallë për sportin shqiptar.

 Matvei u shpall Kampion Europe për Shqipërinë në Kalin me Doreza në dhjetorin e vitit të kaluar në Mersin të Turqisë, si dhe në Kupën e Botës në Hungari mori medalje bronzi. Matvei Petrov është përfaqësues i klubit Tirana në gjimnastikë, ndërsa ky është është një sukses për të, por dhe për trajnerin e tij Alon Hasa.

E Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar i ka uruar sukses gjimnastit Matvei Petrov, që i bashkohet grupit të kuqezinjve për në Tokio, atje ku me normë kualifikimi janë Luiza Gega e Briken Calja, ndërsa pritet të konfirmohet dhe Kristina Anxhara në qitje, e cila ka arritur minimumin e mundshëm të pikëve për kualifikim për në Olimpiadë.