RTSH Sport Live

Matvei Petrov, rusi që përfaqëson Shqipërinë mbetet jashtë finales

  • 24/07/2021
  • |
  • Tokio 2020
Matvei Petrov, rusi që përfaqëson Shqipërinë mbetet jashtë finales
Petrov grumbulloi 14.733 pikë, u klasifikua i dhjeti në kalin me doreza, në finale shkojnë tetë të parët

Matvei Petrov, gjimnasti rus i cili përfaqëson Shqipërinë në Lojërat Olimpike, nuk ka mundur që të kualifikohet për në finale. Mori pjesë në disiplinëne kalit me doreza ku u klasifikua në vendin e dhjetë, ndërkohë që në finale shkojnë 8 gjimnastë.

Petrov grumbulloi në total 14.733,  nga të cilat 6.500 pikë nga elementi I vështirësisë dhe 8.233 nga ekzekutimi. Gjithsesi, gara e tij ka qënë e mirë duke rivalizuar deri në fund për të kapur finale.

Por jo cdo gjë ka përfunduar këtu, pas Petrov mbetet një rezervë e parë dhe mundësitë ekzistojnë akoma. Nëse ndonjë nga sportistët e kualifikuar rezulton me doping, coronavirus apo dëmtohet, atëherë Petrov ka mundësinë të rikthehet në garë.