RTSH Sport Live

Mbapé te Real Madrid, transferimi është i sigurt

  • 03/12/2021
  • |
  • Futboll Bota
Mbapé te Real Madrid, transferimi është i sigurt
Siç raporton As, është praktikisht punë e mbaruar transferimi i talentit të PSG në Spanjë në fund të këtij sezoni

Duke filluar nga 1 janari, Kylian Mbappé do të mund të negociojë zyrtarisht kontratën e tij të radhës, duke qenë se ajo me PSG-në skadon në qershor të vitit 2022. Megjithatë, marrëveshja me Real Madridin ka qenë punë e mbaruar prej disa kohësh dhe, siç raporton As, Blancos. janë të sigurt se francezi do ta veshë fanellën e tyre sezonin e ardhshëm. Dëshmia se angazhimi i tij nuk është në rrezik është se figura e Mbappe-s është gjithmonë e përfshirë në të gjithë planifikimin e klubit madrilen, si në aspektin sportiv, ashtu edhe nga pikëpamja e burimeve paralele që lidhen me ndikimin në nivel imazhi.

“Kylian ka në mendjen e tij ide shumë të qarta, në verë donte të largohej, duke mbushur dhe arkat e PSG-së. U soll në mënyrë të përsosur, nuk mund të bënte më shumë. Tani do të transferohet falas dhe faji është vetëm i tyre”, kanë komentuar burime të besueshme nga kampi i madilenëve. As.com më pas citon burime të tjera nga dhomat sekrete të selisë së Merengues: "Këtu nuk do të dëgjoni për njeriun e tretë në poster, siç ndodh te PSG me Messin dhe Neymar. Këtu ai do të jetë shtylla kurrizore e një projekti ambicioz, të cilën  shpreson ta bëjë të gjithë botën të dashurohet”.