Gjashtë minuta e njëzet e tre sekonda: kjo është koha që i’u desh Kylian Mbappé për të shënuar dy gola në ndeshjen e Champions mes PSG-së së tij dhe Club Brugge. Dygolëshi i realizuar nga 2’ deri në 7' nga ylli francez është i dyti më i shpejtë i kompeticionit në klasifikimin special që sheh Rodrygo të Real Madridit të shkëlqejë. Në fakt, brazilianit iu deshën saktësisht dhjetë sekonda më pak për të vendosur dy perlat ndaj Galatasarit në nëntor 2019. Në top 5 janë edhe Higuain dhe Cruz falë dopietave të nënshkruara me Juventusin dhe Interin. Por dy golat e Mbappe-s e nisën atë për të pushtuar një tjetër rekord: askush nuk ka arritur 30 gola në Champions League nën moshën 23 vjeç (ai është 22 vjeç e 352 ditë).
Top 5 e dopietave më të shpejta në Champions League
- 6'13" Rodrygo (Real Madrid) vs. Galatasaray (2019)
- 6'23" Mbappé (PSG) vs. Brujas (2021)
- 8'07" Haller (Ajax) vs. Sporting (2021)
- 8'08" Higuaín (Juve) vs. Tottenham (2018)
- 8'30" Cruz (Inter) vs. Spartak (2006)