RTSH Sport Live

Mbape te Barça, Laporta: A e dini sa rrogë kërkon?

  • 18/05/2022
  • |
  • Futboll Bota
Mbape te Barça, Laporta: A e dini sa rrogë kërkon?
Presidenti i skuadrës katalanase ka folur për sulmuesin francez

"Mbappé? Duke qenë se ai është një kampion që i ka përfunduar kontrata, ne kontaktuam me të. Por ai kërkoi 50 milionë euro në sezon, një shifër që ne nuk mund ta përballojmë dhe ndoshta ai nuk do të fitojë as Ligën e Kampionëve ... Do të ishte një ofendim për lojtarët që po rriten me ne”. Kështu deklaroi Joan Laporta, presidenti i Barcelonës, duke folur për Radio Catalunya dhe duke i dhënë një përgjigje të qartë mundësisë që sulmuesi francez të jetë pjesë e katalanasve.

Për Leëandoëski: "Ne po bëjmë të mundur që sekretariati teknik të funksionojë. Po punojmë për të forcuar veten, por edhe për të rregulluar llogaritë e klubit. Nëse mund të pastrojmë llogaritë, do të jemi në gjendje t'i bëjmë të gjitha operacionet”.

Së fundi, për Dani Alves: "Na pëlqeu qëndrimi i tij, ai ndihmoi lojtarët e rinj të integrohen. Ai dëshiron të luajë Botërorin me Brazilin, ne mund t'i japim një rinovim për 6 muaj".