RTSH Sport Live

Mbape “zhgënjen” Realin: Dua Ligën e Kampioneve me PSG-në

  • 28/07/2021
  • |
  • Futboll Bota
Mbape “zhgënjen” Realin: Dua Ligën e Kampioneve me PSG-në
Futbollisti i ri francez dha një intervistë për revistën e klubit, duke treguar një qëndrim tjetër përballë thashethemeve se ai do ta donte largimin nga Parisi

Kylian Mbappè është kthyer për të folur në lidhje me thashethemet e tregut, sipas të cilave ai tashmë ka njoftuar se nuk dëshiron të rinovojë kontratën me PSG që skadon në qershor 2022. Në një intervistë me revistën zyrtare të klubit parisien, megjithatë, sulmuesi francez tregoi një qëndrim krejtësisht të ndryshëm, duke dhënë përshtypjen se absolutisht nuk dëshiron të ndryshojë bluzë.

Në intervistë, në të cilën ai mori pjesë së bashku me shokun e sulmit Neymar, Mbappè deklaroi: "Ëndrra ime e madhe është të jem në gjendje të fitoj Ligën e Kampionëve me PSG, do të ishte diçka fantastike".

Mjafton të themi se me këtë fjali, ai pothuajse vulos të ardhmen e tij 100% në afat të shkurtër dhe ndoshta edhe për një të ardhme më të largët...