RTSH Sport Live

Mbappè, ja e dashura e re: një modele me një milion ndjekës

  • 07/01/2023
  • |
  • Gosip
Mbappè, ja e dashura e re: një modele me një milion ndjekës
Kampioni i PSG-së është parë të takohet me një partnere të re, pas përfundimit të historisë me Ines Rau

Një e dashur e re për Kylian Mbappé. Sulmuesi i Paris Saint Germain dhe i kombëtares franceze ndodhet me pushime në Nju Jork në shoqërinë e ish-lojtarit të Interit, Hakimi. Pavarësisht masave paraprake të marra nga të dy (të cilët u panë duke ecur me kapele dhe syze dielli për të mos u njohur), fotografët i njohën menjëherë. Mbappé është parë në shoqërinë e Stephanie Rose Bertram, modele dhe influencuese me një milion ndjekës në Instagram.

Stephanie, e cila filloi karrierën e saj të modelimit në moshën 13-vjeçare, kishte një histori të gjatë me van der Wiel, një ish-futbollist i PSG-së: çifti ka dy vajza. Sipas mediave të specializuara, Mbappè dhe Stephanie frekuentojnë të njëjtat klube në Paris: kështu filloi historia e tyre e dashurisë. Kështu historia mes kampionit franceze dhe modeles transgjinore Ines Rau ka marrë fund.