RTSH Sport Live

Mbappé, “luftë” me Neymar: Nuk pason kurrë

  • 27/09/2021
  • |
  • Futboll Bota
Mbappé, “luftë” me Neymar: Nuk pason kurrë
Francezi u kap nga kamerat në stol duke u ankuar për shokun e tij të skuadrës, një telash tjetër për Pochettino

Ndërsa Mauricio Pochettino mund të gëzojë dominimin e padiskutueshëm të PSG -së së tij në Ligue 1, nga ana tjetër ai është i detyruar të përballet me një sërë problemesh që nuk janë të parëndësishme. Përveç murmuritjeve të Donnarumma dhe keqkuptimeve me Messin, trajneri argjentinas tani duhet të merret me tensionet e brendshme mes Neymar dhe Mbappe: sulmuesi francez në fakt u kap nga kamerat duke u ankuar për brazilianin pasi u ul në stol pas një zëvendësimi:  "Ai nuk e pason kurrë topin", ka theksuar francezi, të paktën kështu e kanë dëshifruar mediat  franceze.

Sekuenca e imazheve, e transmetuar nga Canal + është mjaft e qartë: Mbappé ulet pranë Gueye dhe tregon me dorën e tij në drejtim të shokut të tij të skuadrës, duke theksuar një zhgënjim të caktuar për qëndrimin e tij në fushë. Referenca është ndoshta për një veprim të mëparshëm në të cilin Neymar ishte kokëfortë në një nismë të padobishme individuale në vend që t'i shërbente sulmuesit francez ose Di Maria, të pozicionuar mirë.

Të dy, nga ana tjetër, kishin shfaqur pakënaqësi më shumë se një herë gjatë ndeshjes, duke nxjerrë në pah disa probleme të të kuptuarit edhe pse tani është sezoni i pestë radhazi që ata ndajnë fushën. Situata kontraktuale e Mbappé, tani me një këmbë e gjysmë jashtë derës, nga ana tjetër nuk ndihmon.