RTSH Sport Live

Mbrojtja e avokatëve të Xhokoviç: Pozitiv me Covid më 16 dhjetor

  • 08/01/2022
  • |
  • Sporte të tjera
Mbrojtja e avokatëve të Xhokoviç: Pozitiv me Covid më 16 dhjetor
Mbrojtja e tenistit serb: “Për këtë kërkohet përjashtimi mjekësor”

Tenisti nr. 1 i botës, Novak Xhokovic u përjashtua nga vaksinimi kundër Covid-19, sepse ai u kontraktua me virusin në dhjetor: avokatët e tij e njoftuan këtë. “Data e testit të parë pozitiv për Covid u regjistrua më 16 dhjetor 2021”, thuhet në një dokument të depozituar në gjykatën federale, i cili kërkon të rrëzojë refuzimin e vizës së tij për të hyrë në Australi dhe për të marrë pjesë në Australian Open. Gjyqtarët do të vendosin të hënën në mëngjes.

Xhokoviç - shtuan avokatët e tij - kërkoi të transferohej nga qendra ku u detyrua të qëndronte në Melburn në mënyrë që të stërvitej përpara Australian Open. Nole ka qëndruar në Centre Park Hotel që nga ardhja e tij në Australi, pavarësisht kërkesave të tij për zhvendosje.

Në letrën e dërguar nga Tennis Australia për tenisistët, megjithatë, afati i fundit për paraqitjen e kërkesës për përjashtim mjekësor ishte 10 dhjetori, gjashtë ditë para pozitivitetit të numrit 1 në botë.