RTSH Sport Live

Mediat franceze kritikojnë italianët e PSG-së

  • 07/02/2023
  • |
  • Futboll Bota
Mediat franceze kritikojnë italianët e PSG-së
Verrati e Donaruma nuk duhet të gabojnë më

Ska më alibi. Për të qëndruar ende në skuadër, PSG duhet të kërkojë prova besueshmërie nga këta dy lojtarë. Marco Verratti e Gianluigi Donnarumma janë kritikuar nga mediat franceze. Mesfushori për mungesat e shumta dhe portieri për pasiguritë me topin. Me pak fjalë, për të dy, të mërkurën në Marsejë, për ndeshjen e fazës së 1/16 të Kupës së Francës, do të jetë një lloj testi përfundimtar, edhe nëse në fund nuk do të ketë rrezik dënimi. Ndërsa me ose pa Verrattin, në fakt, ka një ndryshim të madh për PSG.

Kjo u kuptua në janar, kur mesfushori u lëndua dhe humbi gjashtë ndeshje, duke luajtur gjithsej 114 minuta. Me të në skuadër, trajneri Galtier pa një identitet të qartë loje, duke njohur vlerën e domosdoshme të mesfushorit që së bashku me Messin, Neymar dhe Mbappé krijonin një repart të mrekullueshëm. Por Verratti përveç dëmtimit, duhej të humbiste edhe tre ndeshje të tjera për kartonin e kuq dhe PSG vazhdoi të vuante në fazën e ndërtimit. Prandaj, gazeta kryeqytetase, Le Parisien, drejton gishtin drejt italianit duke thënë: "Është koha për të korrigjuar vonesën".

Pra, Verratti rikthehet në kohë për t'u përballur me Marsejën në Velodrome, të mërkurën për Kupën e Francës. Teorikisht, një garë e re edhe për Donnarumman, duke qenë se Navas është huazuar te Nottingham Forest. Një manovër që sipas l'Equipe duhet ta çlirojë përfundimisht italianin nga presioni që i është dashur të menaxhojë që nga ardhja e tij në Paris. Por sipas gazetës sportive, Gigio nuk ka më alibi dhe duhet të dëshmojë se i përmbush pritshmëritë.

Janë të mjaftueshme tashmë ato paqartësitë e detianishme në lojën me këmbë që herë pas here njollosin paraqitjet e tij, e ndoshta është vendimtar vetëm me pritjet. L'Equipe kërkon që të korrigjohen ato që Galtier i quan "defekte të vogla" pasi Liga e Kampioneve po afron.