RTSH Sport Live

Medvedev sulmon trajnerin

  • 20/06/2022
  • |
  • Sporte të tjera
Medvedev sulmon trajnerin
Tenisti bëhet protagonist negativ në finalen e turneut të Halle-s

Daniil Medvedev hyn në histori si tenisti i vetëm që ka nxitur trajnerin e tij të largohet nga ndeshja në mënyrë demonstrative. Tenisti rus që po luante në finalen e turneut të Halles kundër Hurkacz bëri një gjest të papranueshëm ndaj njeriut me të cilin punon gjatë gjithë vitit.

Tenisti rus e fyeu trajnerin e tij, i cili u largua menjëherë nga shkallët e fushës ku po luhej ndeshja. Videoja e momentit të sikletshëm është bërë virale dhe nxjerr zbuluar tenistin rus që bëhet protagonist negativ i përballjes finale.

Në një moment të takimit, Medvedev e humbi logjikën dhe nisi të bërtiste e adresonte fjalë ofenduese ndaj Gilles Cervara. Ngjarja ndodhi në fillim të setit të dytë pasi kishte humbur të parin me rezultatin 6-1. Në krah të trajnerit ishte ulur bashkëshortja e tenistit, ndaj të cilës ai kërkoi falje në fund të ndeshjes. Sa për kronikë, tenisti rus e humbi finalen me setin e dytë të mbyllur në disavantazh 6-4.