RTSH Sport Live

Mercedes, Hamilton: Nuk më pëlqen të drejtoj makina që nuk janë në nivelin e duhur

  • 05/04/2023
  • |
  • Formula 1
Mercedes, Hamilton: Nuk më pëlqen të drejtoj makina që nuk janë në nivelin e duhur
Shtatë herë kampioni i botës karikon skuadrën e tij dhe e deklaron veten gati për të fituar një titull të ri

“Nuk më pëlqen drejtimi i makinave që nuk janë në nivelin e duhur, që nuk janë ato që ne do të dëshironim”. Leëis Hamilton është i qartë në komentimin e situatës që po përjeton Mercedes, në sezonin e dytë të F1 në të cilin gjendet me një projekt krejtësisht të gabuar, që nuk e lejon të jetë konkurrues ndaj një luftanije si Red Bull.

Piloti britanik, i intervistuar nga Fox Sports, ndoshta edhe për të lehtësuar tonin, donte të gjente një anë pozitive të situatës: "Më pëlqen sfida e të menduarit, ‘çfarë mund të bëj në këtë situatë?’. Ne nuk mund të fitojmë. Pra, cila është më e mira çfarë mund të arrijmë? Nëse arrijmë në vendin e pestë, a mund të shtyjmë për të përfunduar të katërtin apo të tretën? E rëndësishme është të jemi konstant, në mënyrë që të jemi gati në rast se makina, krejt papritur, bëhet makina që ke ëndërruar gjithmonë”.

Hamilton shpreh dëshirën e tij për të fituar një titull të ri botëror, atë që do të ishte i teti i tij dhe që për këtë arsye do t'i lejonte atij të kapërcejë Michael Schumacher si pilotin me më shumë tituj në histori, edhe nëse Ë14 aktual nuk e lejon atë: "Unë jam gati të fitoj titullin botëror, jam përgatitur më mirë për këtë vit se kurrë më parë, dhe nëse makina e nesërme është ajo e duhura për të fituar, unë do të jem gati për të. Për fat të keq, nuk është kështu, duhet të punojmë së bashku që të arrijmë aty ku duhet”.