RTSH Sport Live

Mercedes: Hamilton rinovoi, sepse Verstapen e refuzoi

  • 23/07/2021
  • |
  • Formula 1
Mercedes: Hamilton rinovoi, sepse Verstapen e refuzoi
Ralf Schumacher ka një ide të qartë dhe është i sigurt që Verstapen tashmë i ka thënë 'jo' Wolff

Rinovimi i Lewis Hamilton me Mercedes erdhi për shkak të refuzimit të Max Verstappen. Ky është mendimi i Ralf Schumacher në një intervistë të fundit të dhënë për 'Bild'. Vëllai i Michael thotë se ai është i bindur se përparësia e ekipit Brackley për 2022 ishte pikërisht piloti hollandez, i cili megjithatë nuk donte të dinte për martesën me projektin e rivalëve. Prandaj erdhi vendimi, përsëri sipas Ralf, për të zgjatur martesën e Mercedes me Hamilton. Në ndërkohë, ekipi i Toto Wolff është ende i pavendosur se çfarë të bëjë për pilotin e dytë, gjithmonë me të njëjtët emra në garë, atë të Valtteri Bottas dhe George Russell.

Fjalët e Ralf - "Unë kam një ide shumë specifike në lidhje me rinovimin e Lewis Hamilton me Mercedes për sezonin 2022”, - tha Ralf Schumacher. Zgjatja e kontratës që skadon në fund të këtij viti, të paktën për sa më përket mua, shpjegohet me "jo" të Max Verstappen për të lëvizur drejt Mercedes. Wolff & Company dëshironin të siguronin Max dhe më pas të bënin gjumin të qetë, por ai nuk pranoi dhe e vetmja alternativë përpara ishte rinovimi me Leëis”.