RTSH Sport Live

Mercedes kërkon rikthimin

  • 12/05/2022
  • |
  • Formula 1
Mercedes kërkon rikthimin
Uolf: “Besojmë se një makinë konkurruese do të vijë në Barcelonë”

Mercedes vazhdon të kërkojë "problemet brenda W13", megjithëse, sipas tyre, rezultatet e deritanishme nuk janë aq të këqija. Ata janë të tretët në kampionatin e konstruktorëve dhe kanë qenë dy herë në podium, në Bahrein (Hamilton) dhe në Australi (Russell). I riu anglez është i katërti në Botëror dhe shtatë herë kampioni, i gjashti, me Carlos Sainz mes tyre. Pra, fillimi i këtij sezoni nuk është më i keq se ai i një piloti që ka makinën që fitoi dy gara dhe ka firmosur më shumë podiume në 2022.

Në skuadër nuk kanë më frikë, ky është realiteti, Ferrari dhe Red Bull e dinë se ata do të luajnë këtë Botëror kundër njëri-tjetrit, por ata shpresojnë që skuadra e Brackley do të marrë ritmin në një moment të vitit, ndoshta pas verës, dhe do të kthehet në luftën për fitore në gara. Toto Wolff, drejtor i Mercedesit, tregon se nuk përjashtohet ende kthimi në konfigurimin e vjetër aerodinamik dhe se Çmimi i Madh i Spanjës, do të jetë çelësi për vlerësimin e progresit në këto muaj.

“Nëse ju shikoni pjesën e poshtme të makinës tonë, ajo është më e gjerë se te makinat e tjera dhe kjo ofron më shumë paqëndrueshmëri potenciale. Makina që kemi është më e ngadaltë, në letër, por ne duhet të kuptojmë se si ta bëjmë atë më të parashikueshme për drejtuesit. Njerëzit tanë e meritojnë besimin”.

“Ata kanë prodhuar makina të shkëlqyera dhe ne do të shohim nëse do ta bëjnë sërish. Në Barcelonë do të jemi në gjendje të shikojmë se çfarë kemi bërë që nga shkurti”, - pohon lideri austriak. Por ajo që askush nuk dëshiron të mendojë ende është një rikthim i Mercedesit në 2023. Gjë që do të thotë se makina e këtij sezoni nuk është për titull.