RTSH Sport Live

Mesi nuk grumbullohet me Argjentinën

  • 19/01/2022
  • |
  • Futboll Bota
Mesi nuk grumbullohet me Argjentinën
Kapiteni i kombëtares nuk ka luajtur asnjë minutë gjatë 2022

Është zyrtarizuar tashmë grumbullimi i lojtarëve në Kombëtaren e Argjentinës për ndeshjet kundër Kilit dhe Kolumbisë të vlefshme për kualifikueset e Amerikës së Jugut për Botërorin Katar 2022. Surpriza është se Lionel Messi, nuk do të jetë në listën e futbollistëve që ka grumbulluar për këto dy ndeshje, trajneri Lionel Scaloni.

Futbollisti i PSG nuk do të jetë i pranishëm për përballjet e kombëtares argjentinase që do të luajë në 28 janar dhe 2 shkurt. Ai nuk ka humbur asnjë takim me kombëtaren që para Botërorit 2018 në Rusi. Por situata është e tillë, që ylli argjentinas nuk ka luajtur asnjë minutë deri më tani në vitin 2022. Ai u rikthye te PSG pas pushimeve të tij me lajmin e keq për pozitivin për koronavirusin që e mbajti larg fushës.

Më 18 janar ai u rikthye në stërvitje me skuadrën pariziane, por kjo nuk ka mjaftuar që ai të jetë i gatshëm për të luajtur në takimet ndërkombëtare. Nga ana tjetër, Scaloni do të ketë futbollistë në dispozicion lojtarë të tillë si Lo Celso, Dybala, Correa për të zëvendësuar mungesën e kapitenit të Kombëtares.