Messi, kontrata skadon në qershor, një e ardhme e gjitha për tu shkruar. Ka nga ata që besojnë në rinovimin me PSG-në, por ka dhe që e shohin në MLS në funksion të Kupës së Botës 2026, që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada, por ka dhe nga ata që ëndërrojnë një rikthim të madh te Barcelona. Opsioni i fundit do të kishte një dozë të pasur romantizmi, por siç shpjegon edhe 'Sport' në Spanjë, janë tre kushte që duhen plotësuar.
KUSHTET – E para është më e thjeshta: dëshira e Xavi për të pasur Messin. Dhe për trajnerin e Barçës, i cili ka luajtur dhe ka fituar shumë me ‘Pulce’, nuk ka dyshim se Leo i përshtatet në mënyrë të përkryer planeve të tij dhe ai do të jepte miratimin e tij total.
Kushti i dytë është më i vështirë: rivendosja e marrëdhënies me Laportën, i cili do të mbahet mend si presidenti që ndërpreu historinë mes Messit dhe Barcelonës. Të dy nuk u ndanë shumë mirë, do të ishte e nevojshme të ndreqnin një marrëdhënie shumë më tepër se të lirshme.
Faktori i tretë është më i rëndësishmi, përkatësisht ai ekonomik. Xavi e do Messin, me Laportën mund të bëhen sërish “miq”, por nëse nuk janë kushtet ekonomike atëherë Barcelona mund ta harrojë argjentinasin. Katalanasit duhet të ulin kufirin e pagave me 200 milionë euro përmes shitjeve dhe uljeve të pagave, më pas nënshkrimi i ri mund të diskutohet me Messin. Përndryshe rikthimi i madh do të mbetet vetëm një ëndërr.