RTSH Sport Live

Mesi, tjetër rekord në karrierë

  • 12/10/2021
  • |
  • Boterori Katar 2022
Mesi, tjetër rekord në karrierë
Më i miri në Amerikën e Jugut me 80 gola me kombëtaren

Lionel Messi bëhet lojtari i parë i Amerikës së Jugut që shënon 80 gola me kombëtaren. Ai ndihmoi Argjentinën në fitoren 3-0 me Uruguajin, në ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës. Tetë minuta para përfundimit të pjesës së parë, Messi me një kundërsulm, depërton në zonë dhe realizon. Në fund të 45 minutave të para është Rodrigo De Paul i cili nuk gabon dhe shënon duke i çuar shifrat në 2-0. Ndërsa në pjesën e dytë golin e tretë e realizon Lautaro Martinez.

Ishte goli i tij i 80, që Lionel Messi ka shënuar për vendin e tij, me fanellën e kombëtares. Ai bëhet kështu futbollisti me më shumë gola të realizuar në Amerikën e Jugut, në ndeshjet e luajtura me kombëtaren e Argjentinës. Për këtë arritje të tij, CONMEBOL i ka dhënë edhe një çmim futbollistit, që shënon emrin në historinë e futbollit latin. "Ne luajtëm një lojë të mrekullueshme," tha Messi. “Gjithçka funksionoi në mënyrë perfekte. Pas golit të parë ne filluam të gjejmë hapësirë ​​dhe erdhën golat e tjerë”.