RTSH Sport Live

Messi, çfarë komplimenti për Mbappe: Ai është një bishë

  • 26/09/2022
  • |
  • Futboll Bota
Messi, çfarë komplimenti për Mbappe: Ai është një bishë
Futbollisti argjentinas për shokun e tij tek PSG: "Është një lojtar ndryshe"

"Neymar dhe unë e njohim njëri-tjetrin përmendësh, jemi argëtuar shumë kur ishim tek Barcelona. Do të kisha dashur të kisha shijuar më shumë lojëra me të në Spanjë, por jeta na bëri të takoheshim përsëri këtu. Kylian është një lojtar tjetër: ai është një bishë, shumë i fortë në lojën një kundër një dhe shumë i shpejtë. Ai është një lojtar i kompletuar, e ka dëshmuar prej vitesh dhe sigurisht është një nga më të mirët". Kështu ka thënë Lionel Messi për Kylian Mbappé në një intervistë dhënë për TUND USA.

Sulmuesi argjentinas foli më pas për objektivat e PSG-së: "Objektivi i PSG, të gjithë e dinë, është fitimi i Champions League. Sezonin e kaluar, eliminimi kundër Real Madridit ishte shumë i vështirë për t'u tretur sepse kishim luajtur dy ndeshje të mëdha, të vendosura nga detajet. Sezoni aktual është i çuditshëm, me një Botëror në mesin e sezonit, por Champions League mbetet objektivi kryesor i PSG-së. Është një kompeticion i vështirë për t'u fituar, jo gjithmonë fiton më i miri. Ne po përgatitemi për më të mirën, të jemi në gjendje të përballojmë të gjitha situatat dhe të jemi në lartësinë e duhur”.

Messi dhe Argjentina - "Fitimi i Kupës së Amerikës ndryshoi gjithçka. U formua një grup shumë i bukur, një grup shumë i fortë që ka ide shumë të qarta, di të luajë çdo ndeshje dhe mendoj se ndryshimi më i madh me grupet e mëparshme është të kesh fatin të fitosh Kupën e Amerikës. Fitorja ndryshon gjithçka: ti punon ndryshe, gjërat automatikisht shkojnë ndryshe. Më parë kishim formuar grupe të shkëlqyera, por nuk patëm fatin të fitonim. Mendoj se i vetmi ndryshim që shoh me këtë grup sot është se ai pati fatin të fitonte. Kam pasur goditje shumë të rënda, duke u kritikuar shumë për kaq shumë gjëra dhe për një kohë të gjatë për humbjet”, ka shpjeguar Messi.