Stuhia shpërtheu mbi Barcelona dhe Leo Messi pas një dreke me shokët e tij të skuadrës dhe familjet e organizuara në shtëpinë e tij të hënën pas stërvitjes. Festa e organizuar nga kampioni argjentinas, për fitoren në Kupën e Mbretit dhe për të motivuar grupin në sprintin e fundit për La Liga, ka ngritur bujë në rrjetet sociale, pasi protokollet shëndetësore janë shkelur, si ajo e La Liga, e cila lejon takime të një maksimumi prej gjashtë personash, deri në fund të gjendjes së alarmit më 9 maj, nuk lejohen takime në shtëpi.
Është hera e parë që ‘Pulce’ hap dyert e shtëpisë së tij në Castelldefels për të pritur shokët e skuadrës. Sipas mediave spanjolle, dreka bazohej në asado, një pjatë tipike argjentinase. Pas mesdite, nga jashtë shtëpisë, u dëgjua refreni 'Champions, Champions'. Edhe me skadimin e kontratës në qershor dhe me një pikëpyetje të madhe për të ardhmen e tij, Messi është plotësisht i përfshirë në projektin e Barcelonës.
Ndërsa Barcelona mbron veten, duke folur për "një drekë pune", La Liga ka njoftuar se do të hapet një dosje informacioni për lojtarët që morën pjesë (një rast i ngjashëm me atë që ndodhi me lojtarët e Sevilla në fillim të pandemisë), por jo drejt klubit. Ndërkohë është bërë e ditur përmes zëdhënësit të qeverisë, Meritxell Budó, se "agjencia e shëndetit publik do të hetojë rastin".