RTSH Sport Live

Messi kërkon rikthimin e Neymar

  • 12/04/2021
  • |
  • Futboll Bota
Messi kërkon rikthimin e Neymar
Argjentinasi ka një kusht për të qëndruar te Barcelona, kërkon rikthimin e brazilianit

Ndërsa në Paris po punohet shumë për të arritur rinovimin e Neymar me PSG, e përditshmja L'Equipe e së hënës shkruan se jo vetëm Barcelona por vetë Leo Messi personalisht, i kërkon gati çdo ditë, ish-shokut të vetë të skuadrës, që të kthehet në Catalognë. Që kur Joan Laporta është rikthyer në krye të Barçës, mundësia e një largimi të Messit është sfumuar, madje rinovimi i një kontrate, e cila përfundon në qershor, duket mëse e mundur.

Presidenti i ri, sipas të përditshmes franceze, i ka refuzuar ofertat e klubeve të mëdha europiane, sidomos të Manchester City, që synonte ta merrte në radhët e veta 6 herë fituesin e Topit të Artë. Një qëndrim i “pleshtit” te Barcelona, do të ishte edhe më i mundur, nëse shoqëria kuqeblu, do ta bindte brazilianin të largohej nga PSG e të rikthehej te ata.  

Messi e Neymar kanë luajtur sëbashku për 4 sezone me skuadrën katalanase, duke fituar 9 trofe, përfshirë, edhe një Ligë kampionesh në 2015. Pastaj, pas dy vitesh, vjen vendimi i brazilianit për t’u larguar drejt Parisit, e PSG, që paguan klauzolën e kartonit të Neymar, 222 milion euro, është ende një rekord.

Për një rikthim të Neymar te Barcelona,  pengesë mbeten defiçiti i madh i shoqërisë së Laportas, prej 1,17 miliardë euro dhe dëshira e PSG për të rinovuar me sulmuesin e saj, me të njëjtat kushte të kontratës, 36,8 milion euro në vit.