RTSH Sport Live

Messi-Pedri, Barça përmbys Bilbaon

  • 06/01/2021
  • |
  • Spanjë
Messi-Pedri, Barça përmbys Bilbaon
La Liga, San Mames – Athletic Club 2 (Williams 3’, Muniain 90') FC Barcelona 3 (Pedri 14’, Messi 38’, 62’)

Marcelino e ka nisur me një humbje aventurën e tij në stolin e Bilbaos, duke u mundur në shtëpi 2-3 përballë Barcelonës, që me këtë fitore është ngjitur në vendin e tretë në klasifikim.

Skuadrës vendase iu deshën vetëm tre minuta lojë për të kaluar në avantazh me anë të  Inaki Ëilliams, assist i Raul Garcia, që ka finalizuar me qetësi në portën e mbrojtur nga Ter Stegen, duke shënuar golin e parë të epokës Marcelino.

Por epërsia e vendasve ka zgjatur vetëm 11 minuta pasi i riu Pedri arriti të vendosë barazpeshën pas një topi të dhënë nga de Jong. Barcelona arriti të sigurojë përmbysjen pas një kombinimi Pedri-Messi, me argjentinasin që ka konkretizuar saktësisht në portën e mbrojtur nga Simon.

Në pjesën e dytë është edhe njëherë Messi që shënon pas topit të dhënë nga Antoine Griezmann dhe një zhvillimi të mirë të aksionit nga Pedri.

Një gol i vonë Iker Muniain i dha Bilbaos një litar shpëtimi, por Barca arriti të mbajë fitoren që e ngriti mbi Real Sociedad dhe Villarreal në tabelën e La Liga dhe në pesë pikë nga Real Madrid dhe shtatë nga Atletico Madrid.