RTSH Sport Live

Messi: starti i dytë më i mirë i vitit te Barça, pavarësisht lamtumirës së afërt

  • 10/01/2021
  • |
  • Spanjë
Messi: starti i dytë më i mirë i vitit te Barça, pavarësisht lamtumirës së afërt
Megjithëse ai duket i vendosur të largohet nga La Liga dhe klubi që e bëri të njohur në futboll, Leo ka bërë një nisje të shkëlqyer të 2021

Katër gola në tre ndeshje që nga fillimi i vitit të ri. Më mirë se kaq, Leo Messi shkoi vetëm në vitin 2016, kur golat e shënuar deri më 10 janar ishin pesë. Barcelona e Koeman arriti të ringrihet dhe të kthehet në pozita të përshtatshme për klubin, me pak fjalë, në sajë të kthimit në nivelet më të larta të numrit të saj dhjetë. Dopietë me Bilbao, dopietë kundër Granadës, vetëm me Huesca doli pa shënuar, që kur nisi viti 2021.

Pesë vite më parë ai arriti të shënonte një gol më shumë, falë dy golave ​​të shënuar kundër Espanyol dhe Granada plus një, në Kupën e Mbretit, gjithmonë të shënuar kundër kushërinjve të tyre katalanas. Me pak fjalë, Messi është rikthyer përsëri dhe te Barcelonë  nuk e dinë nëse duhet të buzëqeshin apo të vazhdojnë përpara me nostalgjinë, duke menduar sesi mund të ishin ngjyrat blaugrana pa flamurin e tyre gati njëzet vjeçar.