RTSH Sport Live

Messi te Al-Hilal, njoftim për nënshkrimin më 6 qershor

  • 03/06/2023
  • |
  • Futboll Bota
Messi te Al-Hilal, njoftim për nënshkrimin më 6 qershor
Sipas gazetës katalanase Sport, kampioni argjentinas nuk ka gjetur marrëveshje për t'u rikthyer te Barcelona

Leo Messi do të luajë për Al-Hilal. Sipas raportimeve të gazetës katalanase SPORT - e cila citon burime brenda klubit Blaugrana - lojtari nuk ka arritur të gjejë një marrëveshje për rikthimin e tij në Barcelonë. Prandaj, kampioni argjentinas është afër nënshkrimit me klubin saudit, Al Hilal. Kompania saudite është e gatshme të njoftojë nënshkrimin e Leo Messit të martën më 6 qershor.

Al-Hilal ka caktuar këtë datë si çelësin për të pasur po-në përfundimtare të lojtarit dhe për të qenë në gjendje të aktivizonte të gjithë protokollin e vendosur në mënyrë që lajmi të kishte një jehonë globale dhe, në të njëjtën kohë, të shërbente për të filluar shfaqjen e Arabisë Saudite për botën. PSG ka bërë të ditur tashmë se kampioni argjentinas nuk do të luajë në Paris sezonin e ardhshëm dhe nga e hëna do të jetë i lirë të nisë një rrugë të re.

Negociatat për rikthimin e Leo Messit nuk kanë qenë të suksesshme – sipas asaj që shkruan Gazeta Sport – Blaugranët nuk janë në gjendje t’i paraqesin atij një ofertë formale duke pasur parasysh problemet e njohura ekonomike. Dhe për këtë arsye Messi mund të pranojë vërtet ofertën faraonike prej 400 milionë në sezon. Sonte Leo Messi do të luajë ndeshjen e tij të fundit në Parc des Princes me fanellën e PSG kundër Clermont, më pas do të jetë i lirë të vendosë për të ardhmen e tij.