RTSH Sport Live

Messi tek Inter, vjen konfirmimi

  • 09/06/2021
  • |
  • Futboll Bota
Messi tek Inter, vjen konfirmimi
Jorge Mas zbulon lëvizjen më të fundit: "Beckham dhe unë jemi duke punuar për këtë"

E ardhmja e Lionel Messi mund të jetë jo në Barcelonë, por diku tjetër… shumë larg. Fati i tij duket të jetë Inter Miami, ku luajnë Gonzalo Higuain dhe Blaise Matuidi, siç konfirmohet nga pronari i klubit të MLS, Jorge Mas: "Unë dhe David Beckham (bashkëpronar i ekipit) po punojmë seriozisht për këtë – tha ai. -. Ambicia jonë është të sjellim lojtarët më të mirë këtu dhe Leo është një talent, ndoshta më i miri i të gjitha kohërave. Unë jam optimist se ai mund të luajë për Inter Miami ".

Mas, duke folur për Miami Herald, nënvizoi se si qëllimet e argjentinasit dhe ato të klubit të tij mund të përkojnë: "Ardhja e tij do të kurorëzonte karrierën e futbollistit më të madh të brezit tonë dhe do të “martohej” me ambiciet tona: ne duam të ndërtojmë një ekip të vlerave botërore".

Sipas thashethemeve të fundit, Messi po punon për nënshkrimin e një marrëveshje 10-vjeçare me Barcelonën, e cila do të përfshijë dy vite të tjera me fanellën e Blaugrana, si udhëheqës dhe kapiten, pastaj dy sezone në MLS në “shtëpinë” e Beckham (së bashku me të ai mund të lëvizë edhe nënshkrimin e ri Agüero), më në fund një rol si një partner strategjik dhe ambasador i Barçës në botë, të paktën deri në vitin 2031. Fjalët e Mas duket se konfirmojnë këtë skenar në të gjitha aspektet.