RTSH Sport Live

Metz zyrtarizon Skukën: U ktheva aty ku filloi gjithçka

  • 23/01/2023
  • |
  • Abissnet Superiore
Metz zyrtarizon Skukën: U ktheva aty ku filloi gjithçka
Metz ka bërë blerjen e parë në dritaren e transferimeve dimërore, ish-sulmuesi I Partizanit ka nënshkruar për një periudhë prej tre vjet e gjysmë

Xhuliano Skuka është zyrtarisht një sulmues i skuadrës franceze të FC Metz. Vjen nga skuadra e  Partizanit (në vend të dytë në kampionat) ku që nga fillimi i sezonit ka shënuar 10 gola (1 asist) në 17 paraqitje. Një rekord të cilit duhet t'i shtohen edhe tre gola të tjerë në po aq ndeshje të Kupës. Sulmuesi  ka  nënshkruar me klubin në Croix de Lorraine për një periudhë prej tre vjet e gjysmë.

Skuka ka kaluar një pjesë të fëmijërisë dhe adoleshencës së tij në Moselle, ku u arsimua në Moulins-lès-Metz dhe më pas në Metz. Në të njëjtën kohë, ka veshur fanellën e Devant-les-Ponts...

“Jam i lumtur që jam kthyer aty ku filloi gjithçka”, tha ai kur nënshkroi. “Dua t'u them tifozëve se mezi pres t'i shoh në stadiumin Saint-Symphorien”.

Në të njëjtën kohë, edhe Partizani ka zyrtarizuar lëvizjen më të fundit duke falenderuar sulmuesin për kontributin e dhënë me të kuqtë

Njoftimi i klubit të Partizanit

Klubi i futbollit Partizani njofton sot arritjen e marrëveshjes me FC Metz për transferimin e Xhuliano Skukës në kampionatin francez të futbollit. FC Metz është një prej klubeve me traditë në futbollin transalpin duke fituar dy trofe të Kupës së Francës dhe dy Kupa të Ligës.

Transferimi i sulmuesit 24 vjeçar është arritur për një shifër rekord jo vetëm për tregun shqiptar, por edhe në rajon. Xhuliano Skuka bëhet i pari lojtar shqiptar që largohet nga Kategoria Superiore për të vijuar karrierën në Evropën Perëndimore me një akord të tillë…

Partizani ruan të drejtën edhe të 20% të kartonit të lojtarit në transferimin e ardhshëm, ndërkohë që është përkujdesur që edhe kontrata e lojtarit të jetë në kushtet më optimale të mundshme. 

Përgjatë një viti me të kuqtë, Skuka ishte shëmbull si brenda edhe jashtë fushës së blertë. Me punën dhe dedikimin e tij ai realizoi gola deçizivë dhe performanca shumë pozitive, duke u kthyer në një prej idhujve të tifozerisë së kuqe dhe duke arritur njëkohësisht të jetë pjesë e ekipit tonë Kombëtar.

Klubi dëshiron të falënderojë Xhuliano Skukën për kontributin dhe emocionet që na dhuroi me fanellën e kuqe dhe i uron njëkohësisht shumë suksese në aventurën e tij të re.

Xhulio njëri prej nesh…

P.M.T.P.

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe njerëz në këmbë