RTSH Sport Live

Miami kualifikohet, Phoenix e Memphis nuk gabojnë

  • 27/04/2022
  • |
  • Basketboll
Miami kualifikohet, Phoenix e Memphis nuk gabojnë
Heat fiton ndeshjen 5 kundër Atlantës (12 për Rooster) dhe fluturon për në gjysmëfinalet e Konferencës. Suns dhe Grizzlies triumfojnë respektivisht ndaj Pelicans dhe Minnesota

Në natën e NBA, vjen e dyta e kualifikuar për në gjysmëfinalen e Konferencës: është Miami, që fiton ndeshjen e pestë për 97-94 ndaj Hawks dhe mbyll serinë në 4-1 falë 23 pikëve të Oladipo dhe 20 të Adebayo. Hunter(Atlanta) realizoi 35 pikë dhe 11 rebound, por që nuk e shmangën eliminimin.

Suns nuk i tradhtojnë pritshmëritë: 112-97 përballë Pelicans dhe 3-2 në seri për ekipin me rekordin më të mirë në sezonin e rregullt, që merr përsipër komandën e ndeshjes që në fillim, pa rrezikuar asnjëherë, me një lojë bindëse për të vazhduar  me besim garën për titull. Me një kosh një sekondë nga fundi, Ja Morant udhëheq Memphisin, që mund 111-109 Minesota dhe kalon 3-2 në serinë e ndeshjeve.

REZULTATET

MIAMI HEAT-ATLANTA HAWKS 97-94

PHOENIX SUNS-NEW ORLEANS PELICANS 112-97

MEMPHIS GRIZZLIES-MINNESOTA TIMBERWOLVES 111-109